Festa e Republikës së Turqisë kremtohet edhe në Tiranë

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë ka organizuar një pritje me rastin e 94-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Të pranishëm në ceremoninë e pritjes ishin drejtues të lartë të shtetit shqiptar, si Presidenti Ilir Meta, ish-presidenti Bujar Nishani, ministra, ambasadorë, drejtues të institucioneve turke në Shqipëri dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, gjatë fjalës përshëndetëse lexoi mesazhin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin 29 Tetorit, Festës së Republikës.

Republika e Turqisë është rezultat i ngritjes, i lindjes përsëri nga hiri i një kombi fisnik që në shekuj ishte i gatshëm të vetëflijohej për të mos humbur lirinë dhe nderin e tij. Kombi turk, më 29 tetor 1923, me gjakun dhe shpirtin e tij i shpalli botës, se nuk do të lejonte që ajo të prangoste vullnetin e tij dhe askush nuk do të mund të vendoste për fatin e tij. Qëndresa e lavdishme e kombit tonë përballë tradhtisë së 15 korrikut, me 250 dëshmorë dhe 2.193 të plagosur, është shprehje e kësaj fryme. Atë natë, i gjithë kombi ynë, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, u dolën për zot vlerave dhe vullnetit të tyre dhe arritjeve të Republikës. Ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij kombi bujar dhe hero që pavarësinë e ka pjesë të karakterit të tij“, thuhet në mesazhin e presidentit të Turqisë.

Gjithashtu më tej në mesazh theksohet se “Ne nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që banda kriminale si DEASH, PKK, PYD/YPG dhe FETO të na largojnë nga objektivat tona. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt objektivave 2023. Ne do t’i arrijmë objektivat tona falë mbështetjes së miqve dhe vëllezërve tanë dhe falë unitetit dhe solidariteti të kombit tonë të shtrenjtë.

Ambasadori Bayraktar më tej duke iu drejtuar qytetarëve turq dhe shqiptarë, u shpreh: “Ju përbëni shtyllën më të rëndësishme të urës së miqësisë mes Turqisë dhe Shqipërisë mike dhe vëllazërore. Në këtë drejtim, dëshiroj që, ashtu si ne, edhe ju t’i tregoni dhe ta njoftoni publikun për fytyrën e vërtetë dhe tinëzare të organizatës terroriste të pabesë FETO, e cila fatkeqësisht është rrënjosur edhe në Shqipëri dhe dëshirojmë që ta konsideroni këtë si një detyrë qytetare.”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne