Me dy Champions League radhazi, kampionat, Superkupë e Europës, por edhe thuajse Superkupën e Spanjës, të gjithë e kanë të qartë se po jetojmë në epokën e Realit të Madridit.

Mbrëmë Reali zhvilloi një ndeshje spektakolare në ‘Camp Nou’ duke e mposhtur Barcelonën në finalen e parë të Superkupës së Spanjës 1-3 me golat e Ronaldos dhe Asensios.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte festimi i Ronaldos pas super golit që realizoi në pjesën e dytë.

Festa ishte një hakmarrje ndaj Messit, pas golit të fitores të realizuar në “El Clasico”-n e prillit të kaluar.

Por mbrëmja e djeshme yllit portugez duket se do i kushtojë shtrenjtë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për simulim dhe rrjedhimisht të kuqin duke dalë nga fusha.

Por i nevrikosur me vendimin Ronaldo ka shtyrë arbitrin, një gjest ky që mund t’i kushtojë disa ndeshje pezullim, teksa në mediat spanjolle flitet se maksimalja që parashikon vendimi është 12.

22