Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Antalya mirëpret emra të njohur nga gjithë bota

Festivali i 54-ët Ndërkombëtar i Filmit në Antalya filloi me marshimin tradicional të kortegjit ku morën pjesë artistë të shumtë.

Në marshimin që filloi nga Piramida e Xhamit, që është edhe simboli i festivalit, morën pjesë shumë emra të njohur turq ndër të cilët edhe Nexhati Shashmaz (Necati Şaşmaz), Osman Sënav (Sınav), Murat Han, Bengy (Bengü), Nurettin Sënmez (Sönmez), Erhan Ufak, Xhahit Kajaollu (Cahit Kayaoğlu) etj.

Gjatë ceremonisë së çeljes së festivalit vëmendje të madhe kanë tërhequr veçanërisht aktorët e famshëm të Hollywoodit Christopher Walken, të cilit iu dha çmimi i nderit të festivalit të filmit.

Aktores amerikane Juliette Lewis iu dha çmimi “çelësi i qytetit të filmit” të cilin ia dorëzoi kryetari bashkisë së Antalias, Menderes Turel.

Në programin garues të festivalit të sivjetmë në Antalya do të konkurrojnë gjithsej 10 filma të cilët kanë temë krizën globale të emigrimit, padrejtësitë, dashurinë tek të rinjtë, krijimtarinë dhe tema të tjera.

Në Antalya, ndër të tjera, do të qëndrojë edhe fituesi i çmimit Oscar, regjisori francez Michel Haznavicius, ku do të prezantohet filmi i tij “Redoutable”, pastaj regjisorja turke Andac Haznedaroglu me filmin “Mysafiri”, regjisori amerikan Sean Baker, regjisorja kineze Vivian Qu me filmin “Angels Wear White”, autorja e re nga Gjeorgjia, Ana Urushadze me filmin “Scary Mother”, autorët Dorota Kobiela dhe Huch Welchman, me filmin e animuar që tematizon jetën dhe vdekjen misterioze të Vincent Gogh të titulluar “Loving Vincent”, regjisori iranian Mohammad Rasoulof me filmin “A Man of Integrity”, i cili gjithashtu fitoi çmimin e jurisë “Un Certain Regarde” në festivalin e sivjetmë të Filmit në Kanë dhe shumë të tjerë.

Festivali i Filmit në Antalya, i cili këtë vit do të mbahet nga 21 deri më 27 tetor, për herë të parë u organizua në vitin 1964 dhe është festivali më i rëndësishëm në Turqi dhe më gjerë. Çmimi më prestigjioz i festivalit është “Portokalli i Artë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne