FETO përmendet për herë të parë në Raportin Amerikan të Terrorizmit

Për herë të parë, Grupi Gylenist (FETO) është përfshirë në një raport të lëshuar nga Departamenti i Shtetit në SHBA me titull “Raportet e Vendit mbi Terrorizmin 2016”, i cili përfshin grupin terrorist dhe përmend aktivitetet e tij në Turqi, duke përfshirë përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Në raport thuhet se më 26 maj 2016, Këshilli Turk i Sigurisë Kombëtare e caktoi FETÖ-n si një grup terrorist, duke treguar gjithashtu se qeveria turke pohon se lëvizja Gylen planifikoi dhe orkestroi përpjekjen e  grushtit të shtetit të 15 korrikut, që la më shumë se 240 njerëz të vdekur dhe mbi 2.100 të tjerë të plagosur, duke përfshirë sulme në ndërtesën e Parlamentit.

“Që nga 22 nëntori, më shumë se 86,000 nëpunës civilë u shkarkuan nga shërbimi publik nëpërmjet dekreteve të gjendjes së emergjencë të shpallur nga qeveria pas përpjekjes së grushtit të shtetit, për përkatësinë e tyre ose për mbështetjen e dyshuar të FETÖ-s dhe, që nga 8 tetori, gati 35,000 të dyshuar u arrestuan me akuza të lidhjeve me Gylenin”, tha raporti.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke İbrahim Kalın deklaroi dje se ishte e rëndësishme që e shihte FETÖ-n në raport, megjithëse ai u përmend në mënyrë indirekte. “Është e qartë se çfarë bëri kjo organizatë terroriste, gjëja e trishtuar është se FETÖ ekzekuton lëvizjet kundër Turqisë duke përdorur Evropën dhe Gjermaninë. Ne duam që këta njerëz të ekstradohen në Turqi, duke përfshirë edhe udhëheqësin e tyre Gylen, këto janë pritshmëritë tona për Evropën dhe SHBA-në. Fakti që ky djalë vazhdon të udhëheqë këtë organizatë terroriste nga Pensilvania, po dëmton aleancën tonë”, tha Kalın, duke iu referuar raportit të sapo lëshuar.

FETÖ akuzohet se qëndron pas një fushate afatgjatë për të përmbysur shtetin turk nëpërmjet infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit, duke çuar në fund të fundit në përpjekjen e grushtit të shtetit të 15 korrikut. Si rezultat i përpjekjes së dështuar, 249 njerëz vdiqën dhe më shumë se 2,500 të tjerë u plagosën.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara ende nuk kanë marrë hapa për të ekstraduar udhëheqësin e fshehur të FETÖ-s, Fetullah Gylen, i cili ka jetuar në mërgim që nga viti 1999 në Pensilvani.

Duke theksuar se Turqia vazhdon luftën e saj me një numër grupesh terroriste dhe militantësh të huaj terroristë, raporti renditi disa nga masat e marra nga Ankaraja në luftën e saj kundër terrorizmit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, nga janari deri më 23 nëntor 2016, autoritetet ndaluan 3.089 individë për lidhje me Daeshin, duke përfshirë 1.381 shtetas të huaj, nga të cilët 1.204 individë u arrestuan duke përfshirë 618 shtetas të huaj,” tha raporti, duke vënë në dukje gjithashtu se Turqia është një anëtare aktive e koalicionit global për të mposhtur Daeshin.

Raporti vazhdoi të tregojë se organizata terroriste PKK vazhdoi aktivitetet e saj terroriste në Turqi në vitin 2016. “Sipas Agjencisë Anadolu [AA], qeveria ka vrarë, plagosur ose kapur më shumë se 8,000 terroristë të PKK-së në operacionet kundërterroriste që nga korriku i vitit 2015.”

Më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë personelin e forcave të sigurisë dhe civilë, kanë humbur jetën që kur PKK – e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Raporti gjithashtu thekson se në vitin 2016, në krahasim me vitin e kaluar, kishte një rënie prej 9 për qind në sulmet terroriste në mbarë botën. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne