FETO, udhëzime anëtarëve të saj: Lëvizni me paruke në Greqi

Është zbuluar se organizata terroriste FETO nëpërmjet mesazheve ka dërguar “udhëzime për veprime” për anëtarët e saj që janë larguar ose që përpiqen të kalojnë ilegalisht në Greqi, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së mësohet se ka përfunduar hetimi për kërkimet e bëra në celurarët e Sevim D. dhe bashkëshortit të saj mjek Erol D. të cilët janë përcaktuar se kanë përdorur programin e komunikimit “ByLock” i cili përdoret nga organizata e FETO-s. Ndaj personave Sevim D. dhe Erol D. gjykata ka vendosur masën e arrestit pasi ata u kapën në pikën doganore İpsala teksa përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Greqi.

Në kërkimet e bëra në telefonin e Sevim D. u zbulua se FETO u ka dhënë disa udhëzime anëtarëve të saj që largohen ose janë në tentativë për t’u larguar ilegalisht në Greqi.

Në një udhëzim të ardhur nga një drejtues, nga anëtarët e organizatës që largohen në Greqi kërkohet që të jenë shumë të kujdesshëm. Në një mesazh të dërguar thuhet: “Vishuni mirë, të jeni të pastër të rruar e të qethur. Distancohuni nga pamja e refugjatit. Në Greqi lëvizni me paruke, pa mbulesën e shamisë, ose përpiquni të mos dilni shumë jashtë. Nëse është e mundur shkoni në Athinë. Selaniku është një aeroport i vogël”.

Ndërkohë theksohet se nga anëtarët e FETO-s është kërkuar ta lexojnë mesazhin dhe më pas ta fshijnë atë.

– Në 5 muajt e fundit janë kapur rreth 150 të dyshuar nga FETO

Njësitë ushtarake kufitare, të xhandarmërisë dhe forcat policore janë në gadishmëri për 24 orë kundër kalimit të emigrantëve të parregullt dhe personave të lidhur me organizatat terroriste.

Ekipet e sigurisë vetëm në 5 muajt e fundit kanë kapur gjatë tentativës për të kaluar ilegalisht në Greqi ose në Bullgari rreth 150 të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste të FETO-s, 17 në lidhje me PKK-në, 2 në lidhje me DEASH-in dhe 2 të tjerë në lidhje MLKP.

Në mesin e personave që janë kapur teksa përpiqeshin të largoheshin në Greqi janë emra të tillë si İsmail Kurt, ish gjyqtari i dosjes “spiunazhi ushtarak” në Izmir i cili i pushua nga detyra, Zafer Kılınç, prokurori i kësaj çështjeje, Bülent Kınay gjyqtari që ka patur në shqyrtim çështjen e “manipulimeve” në futboll si dhe Fatih Mehmet Uslu një prej gjyqtarëve të çështjes “Ergenekon”.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne