Fier, gruaja tenton të hidhet nga tarraca e selisë PD

Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i selisë së godinës së PD-së në qytetin e Fierit.

Kjo nuk është hera e parë që 47 vjeçarja Lindita Maloku bën një veprim të tillë.

Policia po përpiqet të negociojë për të zbritur gruan por ajo nuk pranon dhe thërret:Asnjë të mos vijë lart”

Ajo ka hipur në tabelën ku shënohet Partia Demokratike dhe thotë se kërkon të takojë kryebashkiakun Armando Subashi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca ndodhen aty.

Burimi: Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne