Figura a Skënderbeut sipas librave të historisë që përdoren në shkollat shqiptare, një analizë nga Imam Aliu

nga imam Armand Ali.

Ta njohim sëbashku Atletin e Krishtërimit

Viti 2018 u shpall nga EDrama si Viti i Skënder Beut. Sot mbushen 550 vjet nga vdekja e tij. Sipas një versioni historik mendohet se ai vdiq i helmuar nga padronët e tij perëndimor. Por pa u zgjatur shumë në historinë e tij dhe burimet e saj le të hedhim një shikim të shkurtër në versionin zyrtar të kësaj historie të cilin fëmijëve tanë po jua mëson ministrja katolike e qeverisë Rama 2. Pjesët e mëposhtme janë shkëputur nga librat e historisë së klasës 9 dhe 12 që studiohen në të gjitha shkollat publike dhe private në Republikën e Shqipërisë. Në kllapa do vendos fjalë për fjalë atë që shkruhet në këto libra.
“Epoka e Skënderbeut shënon një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Skënderbeu hyri në histori si një figurë me vlera të mëdha kombëtare e ndërkombëtare. Vlera kombëtare e Skënderbeut lidhet me tri simbole: Atdheun, Lirinë, Bashkimin.
Ai çliroi vendin nga pushtuesit osmanë, solli lirinë dhe e mbrojti atë për 24 vjet kundër Perandorisë Osmane, shtetit më të fuqishëm të kohës. Ai bashkoi princërit dhe hodhi themelet e shtetit të pavarur në Arbëri. Për këto merita ai mban sot, i vetëm, titullin më të lartë “Hero Kombëtar”.
Vlera ndërkombëtare lidhet me vlerësimin e madh që i bënë të huajt veprës së tij. Skënderbeu është quajtur “Atlet i krishterimit” apo “Kampion i krishterimit”, sepse krijoi një mburojë të fuqishme, që frenoi përparimin e trupave osmane në Itali e më gjerë, të cilët sillnin kudo me vete fenë islame. Për këto merita, busti, përmendorja e Skënderbeut gjendet në shumë qytete e kryeqytete te Evropës, Amerikës etj. si në Romë, Paris, Gjenevë, Londër, Nju-Jork, Otava, Buenos Ajres, Prishtinë etj. “
Thuhet “Ai çliroi vendin nga pushtuesit osmanë, solli lirinë dhe e mbrojti atë për 24 vjet kundër Perandorisë Osmane” por kush ishte ky vend të cilin ai e çliroi dhe i soli lirinë? Vetëm Kruja, Lezha dhe disa fshatra rreth tyre. Po Arbëria atëherë dhe Shqipëria sot mos vallë përbëhet vetëm nga rrethi i Krujës dhe Lezhës?
Thuhet “Ai bashkoi princërit dhe hodhi themelet e shtetit të pavarur në Arbëri.” Cilët princa bashkoi dhe a ishin ata shumica apo pakica e princave që sundonin në tokën që sot quhet Shqipëri?
Thuhet “Skënderbeu është quajtur “Atlet i krishterimit” apo “Kampion i krishterimit”, sepse krijoi një mburojë të fuqishme, që frenoi përparimin e trupave osmane në Itali e më gjerë, të cilët sillnin kudo me vete fenë islame.” Dy tituj të lartë ju dhanë atij dhe kanë të bejnë me krishterimin e jo me Arbërinë, Shqipërinë apo “kombin arbëror ose shqiptar që u krijua disa shekuj më vonë. Ato dy tituj nuk i shpika unë në emisionin Dritare në Vizion Plus e as te Të Paekspozuarit në News 24. Këto tituj kanë ekzistuar që në atë kohë dhe ministrja katolike Nikolla jua mëson fëmijëve të mi dhe të muslimanëve të tjerë dhe pastaj ajo bashkë me EDramën do që ne ta konsiderojmë heroin tonë, ta duam dhe ta marrim si shembull. Por kush ishte shkaku qe atij i dhanë ato tituj? Shkaku ishte se ai krijoi nje mburoje të fuqishme që pengoi përparimin e ushtrive osmane drejt Italisë e më gjerë të cilët sillnin kudo me vete fenë islame. Pra ushtritë osmane nuk janë njohur për masakra si ushtritë e krishtere por janë njohur për përhapjen e fesë islame e cila për evropianët është më e keqe sesa luftërat. Për këtë arsye sot EDrama dhe ministrja e tij katolike Nikolla duan që fëmijët tanë në shkolla si dhe gjithë mësuesit muslimanë ti detyrojnë të fshehin çdo lloj shenje, simboli, veshje që ka të bëjë me Islamin.

Në një faqe tjetër të librit të historisë thuhet: “Venediku ishte një fuqi që kishte zotërimet e veta në Shqipëri, ndaj dhe kishte lidhje të veçanta me Skënderbeun. Pavarësisht nga luhatjet që tregonte herë pas here, në vartësi edhe të interesave të saj politikë, Republika e Shën Markut e ka ndihmuar së tepërmi ushtarakisht, materialisht dhe financiarisht Skënderbeun dhe luftën e tij për liri.
Mbështetje të fuqishme politike dhe morale i dha Skënderbeut edhe Vatikani. Vetë Papët e Romës e kanë vlerësuar shumë lart rolin dhe kontributin e tij në mbrojtje të krishterimit dhe të qytetërimit perëndimor nga pushtimi osman. Vatikani e ndihmoi edhe financiarisht luftën e shqiptarëve për liri.” Pra Venediku kishte zotërimet e veta në Shqipëri por Skënder Beu asnjëherë të vetme nuk luftoi për çlirimin e tokave të pushtuara prej tyre. Por me kujdesin më të madh, në librin e historisë ato cilësohen si të zotëruara prej Venedikut e jo të pushtuara. Venediku e ndhmoi Atletin e Krishterimit ushtarakisht, materialisht dhe financiarisht. Kjo vërteton se ai dashur pa dashur luante rolin e mercenarit të Venedikut por edhe të Vatikanit të cilët gjithashtu e ndihmonin financiarisht.

Ne faqen tjetër thuhet: “Kryetar shteti ishte Skënderbeu, i cili mbante titullin “Zot i Arbërisë” (Dominus Albaniae) dhe gëzonte atributet e mbretit. Veçse si i tillë nuk mundi të kurorëzohej, pasi Papa Piu II, që do ti vendoste zyrtarisht kurorën e mbretit me 1464, vdiq në rrugë e sipër.” Nëse Arbëria ishte vend sovran e i pavarur, përse duhej të vinte Papa Piu II që ta kurorëzonte Skënder Beun si mbret? Kjo tregon se ky vend në atë kohë ishte nën varësinë e perëndimit katolik e jo pronë e “shqiptarëve” ndersa Skënder Beu nuk ishte veçse vasal i atij që e paguante më mirë dhe sipas interesit vetiak vasalitetin e tij ja përkushtonte herë Venedikut, herë Vatikanit e herë Mbretërisë së Napolit. Prandaj EDrama dhe ministrja e tij katolike Nikolla nëse duan që figurën e Skënder Beut të na e paraqesin në librat e historisë si hero kombëtar, duhet që më parë të ndryshojnë këto tekste mësimore të cilat e paraqesin figurën e tij si një mercenar të fuqive perëndimore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne