Fillojnë punimet për ndërtimin e impiantit të kalimit të tubacionit Rrjedha Turke nga deti në tokë

Dje në brigjet e nënprefekturës Kiyikoy të Kirklarelit kanë filluar punimet për ndërtimin e impiantit të kalimit të tubacionit nga deti në tokë të linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, e cila do të transportojë gazin natyror rus nëpërmjet Turqisë në Evropë.

Në kuadër të këtyre punimeve në fund të detit do të gërmohen kanalet për tubacion në gjatësi 2,4 km.

Bëhet e ditur se tubat e gazsjellësit do të vendosen në kanalet e gërmuara me qëllim që të mos ndikohet nga lëvizjet e valëve dhe nga aktivitetet e peshkimit, ndërsa punimet do të zgjasin 4-8 javë.

Anija “Pioneering Spirit”, që është anija më e madhe e ndërtimit të tubacioneve në botë, po vazhdon pa ndërprerë punimet e filluara më 26 qershor për shtrimin e linjës së dytë të tubacionit. Ndërkaq njoftohet se ka filluar faza e fundit e ndërtimit të impiantit lidhës në bregdetin e qytetin Anapa të Rusisë.

Sipas kalendarit të projektit planifikohet që rrjedhja e gazit natyror të fillojë në fund të vitit 2019, ndërkaq edhe punimet vazhdojnë sipas këtij kalendari.

Tubacioni gazsjellës i “Rrjedhës Turke” që do të transportojë gazin rus në Evropë nëpërmjet Turqisë, përbëhet prej dy linjave me kapacitet 15,75 miliardë metra kub në vit secila./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne