Fillojnë reshjet e para të dëborës, zbardhet Kukësi dhe Korça

Bora zbardh disa zona të Shqipërisë. Kështu këtë mëngjes tuneli i Rrugës së Kombit në Kukës është mbuluar nga reshjet e para të dëborës. Për momentin rruga është e kalueshme nga automjetet.

Po ashtu edhe qyteti i Korçës është zgjuar i zbardhur nga dëbora ditën e sotme.

Nga raportimet e para, mësohet se ndërsa dëbora ka zbardhur qytetin por edhe zonat përreth.

Me fillimin e reshjeve të dëborës, kanë nisur edhe problemet me qarkullimin e mjeteve, kë në disa akse rrugore që lidhin këtë qytet me zonat e tjera.

Konkretisht probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset:

Korçë-Qafë Thanë

Korçë-Ersekë

Korçë-Kapshticë

Korçë-Prespë

Ndërkohë policia nuk lejon lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore pa u pajisur me zinxhirë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne