Filmat dhe serialet turke në Panairin Ndërkombëtar të Afrikës së Jugut

Filmat dhe serialet turke u promovuan në Afrikën e Jugut.

Në Panairin Ndërkombëtar të Sektorit të Medias dhe Reklamës, zhvilluar në Johanesburg, qendrën tregtare të Afrikës së Jugut, filmat, serialet dhe prodhimet e tjera turke të sektorit patën një interesim të madh.

Në panairin, ku u takuan përfaqësues të serialeve, filmave dhe prodhimeve për televizion në rang ndërkombëtar, Turqia u përfaqësua nga 15 kompani dhe 21 përfaqësues.

Zëvendëskryetari i Dhomës së Tregtisë së Stambollit, Israfil Kurulay u shpreh me fjalët: “Realizimet tona, krahas të ardhurave ekonomike, kontribuojnë edhe në promovimin e gjuhës, kulturës dhe vendit tonë, aty ku transmetohen. Për këtë arsye këtë nuk e shohim vlerë për ekonominë”.

Ai tha se serialet dhe filmat turq shihen në çdo vend të botës dhe kërkojnë që të rrisin numrin e tyre. “Në Afrikë kemi akoma shumë për të bërë” tha Kurulay.

Ai tërhoqi vëmendjen se ky sektor hyn ndër sektorët e shërbimit, që i sjellin valutë ekonomisë turke dhe bëri të ditur se në këtë treg pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqia vjen e dyta.

Edhe Ambasadorja e Turqisë në Pretorja, Elif Çomoglu Ulgen, tha: “Ne këtu jemi duke u përpjekur që serialet turke të hyjnë në tregun e Afrikës së Nën –Saharasë. Është shumë e rëndësishme që Turqia të përfaqësohet aty në mënyrë të fuqishme”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne