Filozofi Dugin: “Unë shpjegoj më mirë se kushdo se çfarë është Rusia”

“Putini është shumë liberal dhe demokrat”. Ky është një përkufizim që mund të konsiderohet normal në diskutimet e RT, televizioni me financim shtetëror rus, por që merr një kontekst jo thjesht propagandistik në përpunimin teorik që i bën filozofi Alexander Dugin. Personazhi në fjalë është shumë popullor në Rusi dhe në internet ai është pikë referimi e një lloj nacionalizmi të ri rus, ekstremizmi për disa, apo edhe ksenfobie që pajtohet me orthodhoksinë në një mishelë që qartëson veten vetëm në diferencimin e qëllimshëm me Perëndimin.

Vetë Dugin përflitet si këshilltar i disa njerëzve politikë në Rusi, por në bisedën në studion e RT-së, me moderatoren Oksana Boyko, Dugin sjell në një dritë më të mirë pikëpmajet e tij përtej Elitës. Që janë në themel antiliberale dhe kundër individualizmit perëndimor. Dugin flet për komunitetet organike si bartëse të kodit kulturor, për një antropologji të ndryshme për njerëzoren mes rusëve dhe perëndimorëve, ndërkohë që sipas tij, Idetë, u vranë me nisjen e modernizmit.

Të gjitha pjesë të paradigmës kulturore që sot sipas tij sfilit dhe stërmundon shpirtin rus, që “e urren materializmin”. “Unë shpjegoj më mirë se kushdo tjetër atë çfarë Rusia është”, thotë Dugin që shton se mes Rusisë dhe Perëndimit ka nevojë për përkthyes:

Ne nuk e kuptojmë kaq shumë mendjen/mendimin perëndimor dhe mendja perëndimore nuk e kupton fare mendjen ruse. Kështu që ne kemi nevojë për një lloj përkthimi. Ky përkthim bëhet zakonisht nga liberalët që na akuzojnë se nuk jemi shumë perëndimorë dhe vlerësojnë çdo aspekt që I përngjan mënyrës perëndimore të jetesës. Kjo është një sjellje shumë jo produktive

shton ai.

Debati për liberalizmin ka nisur pas fjalimit të fundit të presidenti rus, në të cilin ai njoftoi edhe rikandidimin. Putin ka folur për liberalizimin e lirive ekonomike dhe për nevojën që Rusia të mos shihet më si një gjyshe e vjetër dhe e dashur. Duket se Putin, konsiderohet liberal pasi sipas filozofit në fjalë po ngatërron kurën me helmin. Liberalizmi është helmi sipas tij, pasi që në fillesë përkufizon interesin personal dhe ndjekjen e tij si gru për të mirën kolektive.

Koncepti i njerëzores është shumë i ndryshëm në Rusi nga ai që është në Perëndim. Kapitalizmi është absolutisht një sistem politik i padrejtë, bazuar mbi një sjellje antisociale. Imoraliteti individual i ndjekjes së interesit personal është baza e të mirës së përbashkët. Liberalizmi rehabilitoi individualizmin. Ne kemi pranuar vetëm njërën pjesë të liberalizmit, duke lënë mënjanë përgjegjësinë. Interpretimi rus i liberalizmit është një nga shkaqet kryesore të korrupsionit që sundon aktualisht dhe Putin nuk mund ta kurojë atë. Gjatë 17 vjetësh të qeverisjes së tij, ai nuk bëri asgjë sepse ai mendon se liberalizmi është kura, por liberalizmi është helmi

shprehet Dugin.

Është një trajektore intelektuale që në Rusi është shfaqur përherë në historinë e saj. Aty ku Dufin referon Dostojevskin me nënrenditjen e realitetit ndaj shenjtërores, gazetarja I kujton shekullin e 21-të. Është një dikotomi paradoksale pasi e nxjerr Kremlinin si braktisës të vlerave dhe traditës ruse.

Në traditën ruse ne kemi patur një tjetër antropologji. Para Revolucionit kuptimi ynë se çfarë është njeriu ishte një lloj rezultanteje e kuptimit se çfarë është Kisha. Në komunizëm kemi të njëjtën gjë, por të shekullarizuar dhe kjo përkufizon psikologjinë tonë. Mendoj se Putin është shumë liberal dhe demokrat, por të qenit një lider rus ai i duhet t’i përgjigjet atyre kërkesave dhe pritmërive të shumicës së rusëve që nuk duan të kenë një lider demokrat liberal. Por duan një lider të fortë që rikthen lavdinë e vendit dhe të shtetit dhe pavarësinë në arenën ndërkombëtare. Kërkesa e dytë është drejtësia sociale. Mendoj se Putin ka përmbushur shumë mirë të parën duke rivendosur sovranitetin e Rusisë. Por ai nuk ka bërë asgjë për të rivendosur drejtësinë sociale

thotë ai.

“Mendoj se në Kremlin duhet të marrin vendime, p.sh për armët bërthamore, apo çështjet strategjike, pra për aspektet globale, por unë jam partizan i përcjelljes së fuqisë vendimmarrëse në nivelin më të ulët, por jo duke u bazuar në konceptin e individit, por të komuniteteve organike…Unë jam i sigurtë se komuniteti është bartës i kodit kulturor që përkufizon çdo gjë, çdo përmbajtje të individit. Duke u përpjekur të çlirojmë individin nga komuniteti vijmë te inteligjenca artificiale, vijmë te kibernetika dhe dehumanizmi”, vijon Dugin.

https://www.rt.com/shows/worlds-apart-oksana-boyko/414412-russia-preside…

Debati në fjalë është interesant për të kuptuar sesi nga segmente të shoqërisë ruse edhe Putini, i pikturuar në Perëndim si konservatori antiperëndimor, shihet si modernizuesi i Rusisë, por me mëkatin e një liberali që po saboton traditën ruse me medikamentet e papërtypshme të Perëndimit, në këtë rast liberalizmit. Këndi i Lindjes duket se është jo i vogël në një vend si Rusia që ka një histori shumë të komplikuar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne