Financierit’ të Habilajve i jepen vetëm 20 ditë burg

Gjykata e Krimeve të Randa ka vendosur sot vetëm 20 ditë burg ndaj Nezar Seitit, të arrestuarit të bandës së Habilajve në Vlorë dhe që konsiderohet si krahu i djathtë apo financieri i pasurive të tyre. Arsyeja e kësaj mase është pritja e letëroporosisë nga Italia për ekstradimin e tij në shtetin fqinj, ku ai niste gomonet me kanabis.

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg edhe për të arrestuarin tjetër,  Armando Kocerrin, në banesën e të cilit u gjetën 4 ton kanabis.

NEZAR SEITI

Seiti është arrestuar pak ditë më parë në periferi të Vlorës, ndërkohë që në dosjen voluminoze prej 417 faqesh, ai përmendet në disa episode.

Nisur nga përgjimet ambientale por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drej Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambjente dhe pjesën logjistike të grupit.

Në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj në janar të 2017-ës thotë se bashkëpunimi me Policinë nuk po shkon mirë.

“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të “Degës së Brendshme” se unë kështu i quaj ata, “Dega e Brendshme”.  Kur kalojnë këta të Policisë – “po kalon Sigurimi i Shtetit ”, thuhet në bisedë.

Në dosjen e prokurorisë së Katanias janë të evidentuar 12 shtetas , 4 prej të cilëve italianë, që rezultojnë të implikuar por përmenden edhe persona të tjerë mes tyre edhe femra që mereshin me kultivimin dhe paketimin e kanabisit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne