Finlanda: Eksportuesja më e Madhe e Xhihadit në Botë për banorë

Finlanda e qetë, nuk është nje vend i lidhur me terrorizmin. Megjithatë sipas disa vlerësimeve pohoet se në lidhje me popullsinë e saj ka prodhuar më shume xhihadistë për ISIS se cdo vend tjetër në botë.

Ndryshe nga fqinjët e saj nordikë, Finlanda ka kohë që duket se është kursyer nga kërcënimi terrorist. Sulmet me thikë të kohëve të fundit në qytetin Turku e ndryshuan këtë situatë, duke e vënë Finlandën në hartën e terrorizmit ndërkombëtar.

Për më tepër, Profesori Esteban F. Klor nga Universiteti Hebre i Jeruzalemit pohoi se Finlanda ka prodhuar terroristë të ISIS-it, më shume se cdo vend tjetër në raport me popullsinë e saj, njoftoi transmetuesi kombëtar finlandez, Yle.
Klor pohoi gjithashtu se rreziku i radikalizimit të muslimanëve është shumë më i madh në shoqëritë e pasura krahasuar me të varfrat. Sipas Klor, GDP-ia e lartë dhe standardet e larta të jetesës lidhen drejtpërdrejt me një përqindje të lartë të rekrutëve të Daesh në vendet jo-muslimane. Ky fenomen zbatohet tërësisht në Finlandë, e cila në dekadat e fundit është renditur vazhdimisht si një nga vendet më të mira në botë për të jetuar.

Ndërsa vendet muslimane si Tunizia dhe Arabia Saudite u identifikuan si furnizuesit më të mëdhenj të xhihadistëve, me mijëra mercenarë nga vendet e vogla evropiane me komunitete të vogla myslimane (si Suedia, Belgjika dhe Irlanda) kryesojnë listën në lidhje me perqindjen e popullsinë muslimane. Finlanda ka rreth 80 xhihadistë të larguar, ndërsa popullsia muslimane e saj numuron vetëm 60,000. Disa xhihadistë nga Finlanda dyshohet madje të jenë ngritur edhe në pozita të rëndësishme të ISIS-it.

Sipas Klor, këto shifra tregojnë se mund të jetë e vështirë që muslimanët të ndihen të unifikuar në shtëpite e tyre në nje vend me kulturë të fortë jomuslimane.
“Në disa vende, mund të jetë i vështirë integrimi i emigrantëve muslimanë të gjeneratës së parë dhe të dytë. Ata ndjehen të huaj dhe nuk ndajnë të njëjtat vlera si pjesa tjetër e popullsisë”, tha Klor. Klor nuk pranoi të shpjegonte pse është pikërisht Finlanda në krye të tabelës, pasi analiza sasiore nuk shtrihet në thellësi sa i përket vendeve te analizuara.

Analiza e Klor, e cila pretendohet të jetë e para e këtij lloji, hasi skepticizëm në Finlandë. Studiuesi finlandez Karin Creutz i Universitetit të Helsinkit është i dyshimtë në lidhje me konkluzionet e Klor. Sipas Creutz, i cili është një ekspert i radikalizmit pasi edhe vetë ka intervistuar njerëz që kanë udhëtuar për në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në konflikt, kontributi i Finlandës nuk është alarmues krahasuar me vendet e tjera.

Creutz theksoi se numri i të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj” nuk është i specifikuar. Në shumë raste, autoritetet finlandeze posedojnë informacion të besueshëm për njerëzit që u bashkuan me Daesh ose që edhe u vrane në zonat luftarake. Përveç kësaj, shifrat nuk reflektojnë motivin e emigrantëve, pasi lista e “xhihadisteve” të Finlandës përfshin padyshim anëtarët e familjeve dhe ndoshta edhe fëmijët.

Ajo për të cilën që të dy studiuesit ranë dakord, pavarësisht mospërputhjeve në lidhje me metodën e hulumtimit, është nevoja për të nxjerrë në pah përjashtimin që shumë grupe ndjejnë.

“Ka një shqetësim në rritje në Evropë, i cili nuk ka të bëjë me varfërinë, përkundrazi, lidhet me një pakënaqësi të madhe dhe një ndjenje që nuk u përket”, theksoi Creutz. Sipas tij, problematike është veçanërisht për njerëzit që ndihen të huaj, pavarësisht se janë rritur në vend dhe kanë një rrjet të gjerë njohjesh. “Kjo mund të jetë veçanërisht e dëmshme për identitetin e një të riu”, tha Creutz.
Në fillim të kesaj jave, sekretari i përhershëm i Ministrisë së Brendshme, Päivi Nerg, tha se të përjashtuarit nga shoqëria finlandeze përbënte kërcënimin më të madh të sigurisë dhe shprehu shqetësimin për përhapjen e propagandës radikale islamike në mesin e finlandezëve.

“Propaganda që aktualisht synon tek të “perjashtuarit e shoqerise Finlandeze” dhe madje edhe azilkërkuesit është jashtëzakonisht e frytshme,” thotë Päivi Nerg, cituar nga e përditshmja finlandeze Helsingin Sanomat./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne