Fishekzjarret djegin stallat e bagëtive në Deçan, Pejë e Rahovec

Festimi i ndërrimit të motmoteve ka shkaktuar dëme të zjarreve nëpër Kosovë.

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për djegien e tre stallave të bagëtive dhe një baneseje të pabanuar.

Në fshatin Lebushë të Deçanit, mbrëmë rreth orës 21 e 45, një burrë ka raportuarse në rrethana të pa njohur është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit, transmrton lajmi.net.

Ndërkaq, në fashtin Brolic të Pejës reth orës 00 e 10 të datës 1 janar, një burrë ka raportuar se nipat e tij duke ndezur fishkë zjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së tij. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas ankuesit vlera është rreth 4000 euro.

Rasti i tretë ishte në fshatin Radoste në Rahovec rreth orës 00 e 20.

Një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë stalla e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne