Fisniku dhe Migena ‘punë’ me të papunët: Mashtrojnë një sërë njerëzish, u marrin 200 mijë euro

Burrë dhe grua Fisnik dhe Migena Kajolli, 34 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia e Fierit pas disa denoncimesh që ishin bërë ndaj tyre. Qytetarët kanë thënë në polici se çifti u premtonte punë në kompani private apo ente shtetërore kundrejt një shpërblimi (rryshfeti). Kësisoj, duke mashtruar hallexhinjtë, e papunë, ata kanë arritur të shvasin rreth 200 mijë euro.

Policia e Fierit njoftoi se Fisnik dhe Migena Kajolli, nga Dërmënasi i Fierit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash që në total shkon rreth 200 mijë euro”.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne