Fitoi 10 mijë $ nga bastet, KPK shkarkon prokurorin Selmani

Shkarkohet nga detyra Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmanin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Selmani u shkarkua nga detyra sepse iu gjetën probleme gjatë hetimit. Rezulton se Prokurori ka patur probleme me pasurinë, integritetin dhe aftësinë profesionale. Selmani është njëri nga ish-kandidatët që u be pjesë e garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

KPK duke iu referuar DSIK tha gjatë seances se ballafaqimit se Selmani ishte i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën. Ndaj tij ka pasur ankesë nga familjarët e viktimave në Cole të Vlorës. Familjarët pretendojnë se prokurori Selmani ka lehtësuar akuzën për të pandehurit. Prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë dollarësh.

Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, Selmani në vitin 2017 ka fituar 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Në vitin 2008 Selmani ka fituar një tjetër skedinë duke kapur 2 mijë dollarë. Pas saj, Selmani ka fituar sërish në 2009 një loto prej 4 mijë dollarësh të tjera.

Kurba e pasurisë së tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017  

Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme prej më shumë se 15 vitesh. Trupi gjykues përfaqësohet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Selmani e ka filluar karrierën në institucionin e akuzës në fillim të viteve ’90, fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror. Ai është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se një dekade, ku ka mbajtur edhe role drejtuese. Paralelisht me punën në Prokurori, Artur Selmani ka punuar edhe si pedagog dhe ekspert trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në shkurt 2017, prokurori Selmani u pezullua nga detyra me urdhër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për shkak të lehtësimit të akuzës për autorin e një masakre me tre viktima në vitin 2015 në qytetin e Vlorës. Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi hetim për “shpërdorim detyre”, por akuzat u rrëzuan 4 muaj më vonë.

Në fund të vitit 2017, Selmani kandidoi së bashku me 6 kandidatë të tjerë për postin e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Sipas një relacioni të Kuvendit, vetëm 3 nga 7 kandidatët i plotësuan kriteret për këtë post, ndërkohë që mazhoranca votoi Arta Markun.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Artur Selmani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne