Fituesi musliman nga Rusia flet mbi incidentin në SHBA, zbulon telefonatën me Putin

Fituesi i ndeshjes më të madhe të historisë së UFC, muslimani rus Khabib Nurmagomedov nuk ka nguruar të dalë përpara gazetarëve për disa minuta pas ndeshjes dhe pas sherrit masiv që ndodhi në fund.

Luftëtari musliman rus ka mposhtur McGregor në raundin e katër me “submission”.

“Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje komitetit atletik të Nevada-s. E di që kjo nuk është ana ime më e mirë por edhe unë jam njeri.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit merren vetëm me pjesën kur unë dola nga kafazi. Ai foli për fenë time, vendin tim, familjen time, ai erdhi në Brooklyn dhe sulmoi autobusin.

“Por njerëzit merren vetëm me mua. Të gjithë e dinë se kush jam unë. Ai edhe sot u dorëzua, ashtu siç ju kisha thënë.

“Gjithashtu, u bë shumë mediatike fotoja e tij me Putin, por ai sapo më telefonoi duke më uruar për fitoren.

Lidhur me incidentin ai tha: “E di që babai im do të jetë i mërzitur me mua…”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne