Fjalët e fundit të dashurisë u vulosën për 500 vjet

“Unë dua vetëm të vij tek ti. Të lutem më shpjer atje ku ndodhesh. Ndjenjat e mia ndaj teje nuk mund t’i harroj në këtë botë dhe dhimbja ime nuk njeh kufi. Ku do ta vendos zemrën tani dhe si mund të jetoj me fëmijën, që i mungon … Kur unë të lind fëmijën brenda meje, si duhet ta quaj atë?”

Këto janë disa nga fjalët prekëse të një gruaje shtatzënë, që i vendosi dhe qëndruan në gjoksin e burrit të saj të vdekur për gati gjysmë mijëvjeçari. Letra poetike dhe shumë emocionale u gjet në trupin e mumifikuar të Eung-tae, një anëtar i klanit të lashtë të Goseong Yi të Koresë, derisa u zbulua në Andong City, Korenë e Jugut më 1998.

Shënimi i drejtohej “Atit të Von” dhe u përkthye në gjuhën angleze menjëherë pas zbulimit të tij. Copëza romantike pushtoi shpejt titujt dhe historia e kësaj zemre të thyer, që prej asaj kohe ka frymëzuar një opera, një film dhe romane të shumta.

Pranë kokës së mumjes dhe e mbyllur në një letër të mbështjellë u gjetën një palë pantofla. Pantoflat ishin të thurura nga flokët e gruas dhe të shkruara në letër ishin fjalët: “Me flokët e mia, po të lë këto […] para se të mundje t’i vishje”. Kjo mund të duket një dhuratë e pazakontë për t’u përfshirë si një send varrimi, por një gjë e tillë gjendet në letërsinë koreane dhe është simbol i dashurisë dhe shpresës për shërim nga një sëmundje. Edhe pse shkaku i vdekjes së këtij burri mbetet i panjohur, duket se shërimi nuk ishte i afërt.

Ndërsa autorja e letrës është anonime, pak dihet për të. Megjithatë, pasi kemi mësuar emrin e burrit Eung-tae nga letrat në varret përreth, ne dimë diçka rreth tij. Ai mendohet të ketë qenë anëtar i klanit të lashtë të Goseong Yi të Koresë, një grup indigjen në zonën e Andong City.

Matjet e mumjes tregojnë se ai ishte mbi gjatësinë mesatare për burrat nga ajo zonë dhe falë trupit të tij të ruajtur mirë, arkeologët e dinë se kishte një mjekër të zezë dhe atë që është përshkruar si një “pamje simpatike”. Epoka në të cilën vdiq Eung-tae dhe arsyeja për vdekjen e tij mbetet e panjohur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne