Fjalët e fundit të Jamal Khashoggit

Të tjera detaje shokuese kanë dalë në dritë nga momentet e fundit të gazetarit suudit, Jamal Khashoggi, i vrarë pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Shefi i departamentit të gazetarisë investigative të gazetës turke Sabah, shkruan se para të linte frymën në në ndërtesën e konsullatës, gazetari u kishte kërkuar agjentëve që  t’i hqinin nga koka një qese që i kishte marrë frymën. “Po mbytem, ma hiqni këtë qese nga koka, jam klaustrofobik”-mësohet t’u ketë thënë Kasogi, agjentëve që e rrethonin.

Gazetari turk thotë se 15 ekzekutorë nga Arabia Saudite mbërritën në Stamboll një ditë para vrasjes. Ekzekutimi dhe copëtimi i trupit u mori vetëm 15 minuta kohë Erdogan deklaroi para pak ditësh se materiali audio i regjistruar u është dorëzuar pesë vendeve, Arabisë Saudite, SHBA-ve, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, por Parisi ka mohuar të ketë marrë material të tillë. Të dhënat e gazetës Sabah përputhen me raportin që bëri publik tetorin e kaluar prokurori i Stambollit se trupi i gazetarit u shpërbë pas mbytjes së tij në konsullatë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne