Fjalimet më qesharake të Trump sipas pikëpamjes së John Kirby

Kirby ka thënë se ka bërë shumë përpjekje që në lidhje me diskursin e Trump, të qëndrojë i paanshëm, ndërsa sipas tij, deklaratat e mbrëmshme të presidentit amerikan janë më qesharake të cilat i ka dëgjuar në gjashtë muajt e fundit të presidencës së Trump.

John Ai tha në vazhdim se përjashtimi i 35 diplomatëve rus nga Uashingtoni përballë 75 diplomatëve amerikane nga Moska, nuk përshtaten me njëra-tjetrën. John Kirby i cili është ushtarak i pensionuar amerikan i aktivizuar në administratën e Obamës, ish president i SHBA, si zëdhënës i DASH, në një intervistë me kanalin televiziv CNN, duke reaguar në lidhje me deklarata e mbrëmshme të Trump në lidhje me vendimin e Rusisë për përjashtimin e më shumë se gjysmës së diplomatëve amerikanë nga Moska, tha se buxheti i DASH përbëhet nga 1 % e rrogave dhe pagave të qeverisë federale të SHBA. Kështu, përkundër pretendimeve të Trump, me përjashtimin e këtyre diplomatëve nga Moska, nuk do të ishte ndonjë sasi e konsiderueshme e kursimeve të buxhetit. Mund të duket si një shaka, por në kulmin e tensioneve mes SHBA dhe Rusisë, presidenti Donald Trump bën një deklaratë të pazakontë. I pyetur nga një gazetar gjatë konferencës për shtyp se si do të reagojë ndaj faktit që Rusia ka dëbuar 755 diplomatë amerikanë, presidenti amerikan tha se falënderon presidentin rus për këtë veprim. “Ah jo, unë dua të falënderoj presidentin rus, ne kishim në plan t’i shkurtonim. Jam i kënaqur që ka dëbuar një numër të madh njerëzish, tani kemi më pak paga për të dhënë”. “Nuk ka asnjë arsye që diplomatët amerikanë të kthehen pas në Rusi. I falënderoj rusët që na shkurtuan borderonë. Do të kursejmë shumë para”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne