Shqiperia

Flet Altin Goxhaj: Deputetët e rinj, sharlatanë. Brukseli nën tutelën e Soros, shoqëria civile e kapur prej Fondacionit

Deputetët e rinj në Parlament janë sharlatanë të cilët nuk janë përfaqësues të opozitës, janë në kundërshim me interesat e njerëzve”, shprehet avokati.

Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur mbi situatën politike në vend.

Avokati Goxhaj është ndalur te funksionimi i KQZ-së të cilin e ka quajtur si vegël në duar e Ramës, gjithashtu ai ka thesuar se KQZ ka mandatuar deputetët e rinj në kundërshtim me ligjin pasi sipas tij, që një deputet të mandatohet duhet të shkarkohet deputeti paraardhës.

“KQZ  është elementi në duart e Ramës, jemi me një KQZ  e cila ka mandatuar në kundërshim të plotë ligjor disa deputetë. Opozita e ka bojkotuar Parlamentin dhe tani ai është kthyer në monopartiak.

Ata që quhen deputetë të pavarur, ata nuk janë përfaqësues të opozitës  sepse nuk i është hequr mandati deputetëve paraardhës për ti zëvendësuar.

Deputetët e rinj në Parlament janë sharlatanë të cilët nuk janë përfaqësues të opozitës, janë në kundërshim me interesat e njerëzve”.

Më tej avokati Altin Goxhaj ka folur edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve të cilët sipas tij, janë të deleguarit Sorosit.

“Brukseli nuk përfaqëson interesat e shteteve europiane,  burokracia që është ngritur në BE favorizohet nga Sorosi. Zyrtarët e BE-së janë zyrtarë të korruptuar, deputetët e BE-së janë deputetë që përfaqësojnë Sorosin.

Shtatë depuetetët që erdhën në Shqipëri janë pjesë e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, madje mund të jap fakte së në Shqipëri OJQ-të si Qëndresa Qytetare financohen nga Sorosi.

Në Shqipëri nuk ka shoqëri civile pasi  ato janë thjesht klientë të Sorrosit. Për fat të keq shoqëria civile e ka humbur kuptimin pasi ato punojnë për këtë fondacion. Sot qeveria është e kapur nga Sorosi”, tha Goxhaj.

I pyetur se cila mund të jetë zgjidhja e kësaj situate aspak të qetë politike, Goxhaj është shprehur se zgjidhja e vetme është krijimi i një qeverie teknike.

 “Të kërcejë përpjetë opozita  nuk  ka për t’i fituar zgjedhjet pasi  Rama ka kontroll mbi qytetarët ia di shumë mirë  të dhënat.  Prandaj, si zgjidhje duhet një qeveri teknike që të zgjidhë këtë ngërç të krijuar, duhet t’i japim fund qeverive politike duhet qeveri teknike. Duhet votuar  që të vijë një qeveri teknike që të organizojë zgjedhje të parakohshme dhe më pas qeveria teknike do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”– u shpreh avokati Goxhaj.

OPINIONE