Flet gruaja e Elvis Naçit: Deklaratat e tij më drejtohen mua…

Imami Elvis Naçi, i cili shkaktoi reagime të shumta për shkak të deklaratave të tij seksiste dhe diskriminuese ndaj grave, ka dhënë një intervistë per emisionin “n’Kosovë show”.

Intervistës i është bashkuar edhe bashkëshortja e Naçit, e cila është pyetur edhe për deklaratat kontroverse të imamit. Ajo tha se deklaratat e imamit i drejtohen në rradhë të parë asaj, duke lënë të kuptohet se ajo nuk ka ndonjë problem me këto deklarata.

“Unë sa herë ai i thotë këto deklarata, e di që adresa e parë jam unë, edhe mundohem… Nuk mund të flas më shumë për veten”, u shpreh ajo.

Gazetari i tha gruas së Naçit, Fatmës,  se shpreson të mos bëhet 150 kile se pastaj mund të ketë probleme. Ajo qeshi, ndërsa imami shtoi se edhe ai po ruhet që të mos shëndoshet.

Fatma foli edhe për jetën e saj dhe besimin islam. Ajo tha se Kurani është një manual se si duhet jetuar jeta dhe se kur ne lexojmë manuale për përdorimin e objekteve të ndryshme, atëherë  duhet të mos lexojmë manualin e zotit, siç e konsideron ajo Kuranin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne