Flet i riu që shpëtoi 2 vajzat e mitura nga mbytja

Nuk e ndjen veten hero edhe pse e quajnë të tillë. Një i ri i papunë shpëtoi dy vajzat binjake të 42-vjeçares Rudina Kishta nga Fieri e cila në një gjendje të rënduar psikike tentoi të mbyste në lumë dy 6-vjeçaret e saj dhe më pas dogji shtëpinë e bashkëjtuesit. Admir Murataj tregon me detaje atë që ndodhi pak metra larg vendit ku ai po peshkonte.

“Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh”.

Murataj thotë se edhe priti derisa mbërriti policia e cila mori vajzat dhe shoqëroi 42-vjeçaren.

“Policia ka ardhur pas 5 minutash dhe mori gruan na e largoi nga fëmijët prapë. Gruaja tentoi t’i merrte fëmijët t’i mbyste në sy të policisë”.

Të mërkurën, Rudina Kishta doli para gjykatës, e cila e la në arrest me burg. Edhe para saj ajo shfaqi një gjendje të rënduar duke deklaruar se mund bënte çfarë të donte me fëmijët e saj dhe se aktin e djegies së shtëpisë e kreu si hakmarrje ndaj bashkëjetuesit i cili e dhunonte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne