Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit në Katania mori në shqyrtim animimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Por për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte, raportoi Top Channel paraditen e sotme. E ndërsa sonte Sokol Balla në emisionin ‘Top Story’ ka publikuar për më tepër detaj rreth kësaj çështje. Gazetarët kanë shkuar në fshatin Babicë për të parë nga afër shtëpinë e tij dhe për të biseduar me të afërmit.
Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh. “Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”, – tha ajo ndërsa për Tahirin thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.
Flet nëna e vëllezërve Habilaj: Janë marrë gjithë jetën me…
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024