Flet opozita në Maqedoni, VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Greqinë u hodh poshtë nga qytetarët

Krahas presioneve, kërcënimeve, shantazheve nga ana e pushtetit, qytetarët i thanë ”JO” marrëveshjes së dëmshme për ndryshimin e kufijve. Qytetarët zgjodhën alternativën ”JO” për marrëveshjen me Greqinë. 2/3 e qytetarëve të Maqedonisë u shprehën qartazi se për ta kjo marrëveshje është e papranueshme.

Arsyetimet, interpretimet absurde dhe manipulimet e Zaevit janë të kota, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

“Qytetarët u shprehën qartë se Zaev nuk ka legjitimitet të shtyjë këtë marrëveshje. Qytetarët e hodhën poshtë këtë marrëveshje. Zoran Zaev në vend që të manipulojë duhet të përballet me realitetin dhe ta hedh poshtë këtë marrëveshje, e cila është në dëm të Republikës së Maqedonisë. Shtyrja e dhunshme e kësaj marrëveshje kapitulluese e çon shtetin në udhëkryq. Marrëveshja me Greqinë u hodh poshtë nga ana e qytetarëve, ky vendim duhet të respektohet nga Zaev”, citohet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Burimi: SYRI.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne