Flet shqiptarja që u përdhunua nga Robinjo: Ata më morën dhe…

Vajza shqiptare që u përdhunua nga ish-ylli i Milanit, Robinjo, dhe 5 shokët e tij zbuloi se çfarë ndodhi natën e 22 janarit të 2013-ës.

“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat” – deklaron vajza shqiptare, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç. Ngjarja ndodhi në një diskotekë të Milanos, ku Robinjo gjendej bashkë me 5 brazilianë të tjerë.

Shqiptarja thotë se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë në një garderobë.

Pala mbrojtëse e sulmuesit brazilian i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.

Robinjo u dënua ditën e premte, me 9 vite burg nga gjykata e shkallës së parë italiane për këtë ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne