Flet Xha Branko: Kryetari Ahmeti më ka premtuar se pas zgjedhjeve do të legalizohet LGBT

Deputeti i BDI-së Branko Manojlovski, i njohur për angazhimet e tij për legalizimin e martesave homoseksuale, ndihet i prekur nga shkrimet e disa portaleve të cilat dëshirojnë të ja marin meritat BDI-së për të drejtat e homoseksualëve.
Ai thekson se të gjitha partitë shqiptare, me përjashtim të BDI-së, e kanë refuzuar kërkesën e tij për legalizim të LGBT-së.
“Prej partive shqiptare mirëkuptim për komunitetin LGBT ka treguar vetëm BDI-ja, prandaj edhe jam në këtë parti. Kam premtimet të forta nga kryetari Ahmeti se 6 deri 12 muaj pas zgjedhjeve lokale do të legalizohen martesat e homoseksualëve. Unë kam besim te Ahmeti, sepse ai e mban fjalën që e jep”, ka deklaruar Manojlovski për disa portale në gjuhën maqedonase, transmeton mundial.net. /Lajmpress/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne