Flini më shumë se 8 orë? Ja rreziku që i kanoset shëndetit tuaj

Nëse flini më shumë seç duhet, ju mund të vini shëndetin tuaj në rrezik. Një studim i ri ka treguar se fjetja më shumë se tetë orë në natë rrit shanset për të pësuar ndonjë goditje në tru.
Disa shkencëtarë nga Universiteti i Mjekësisë në Nju Jork kanë zbuluar se rreziku për të pësuar një goditje në tru rritet me 146% tek personat që flenë më shumë se 8 orë, ndërsa tek ata që flenë më pak se 7 orë rreziku rritet me 22%. Shkencëtarët analizuan faktorët që ndikojnë tek kjo sëmundje, si mënyra e jetesës, mosha, etnia etj, tek më shumë se 288 mijë të rritur, të cilët morën pjesë në studim nga viti 2004 deri në vitin 2013.
Që të mos keni probleme me shëndetin, rekomandohet që të flini 7­-8 orë në natë, dhe të kryeni ushtrime fizike 30­60 minuta në ditë. Goditjet në tru ndodhin si rezultat i dëmtimit të enëve të gjakut që furnizojnë trurin. Kjo sëmundje është shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Disa nga faktorët që shkaktojnë goditje në tru janë: duhani, alkooli, mbipesha, dieta e varfër ushqimore, moskryerja e ushtrimeve fizike etj.
Cilësia e keqe e gjumit mund të dëmtojë kujtesën, tkurr trurin dhe rrit nivelet e stresit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne