Nga Endrit Shabani*

Florenci ka lindur ne vitin 1994 me Sali Berishen president dhe ka qene 5 vjec kur Rama ishte minister dhe Meta kryeminister. Ai iku nga kjo jete, ende me Ramen kryeminister, Meten president dhe Berishen me aktiv se c’duhet ne politiken shqiptare.

I lindur me shume mundesi nga dy prinder qe ishin studente kur regjimi hoxhist u shkermoq, dhe kur Evropa dukej (ende)nje enderr e prekshme. Nga dy prinder qe nuk do ta mendonin kurre se edhe tre dekada me vone ky vend do te ishte nje makth pa kthim per femijet e tyre. Ne nje vend ku femijet e lindur mbas renies se diktatures do te ishin gati te benin gjithcka per te ikur e per te mos u kthyer me kurre mbrapsh. Te pakten jo te gjalle…

Ne boten e sotme me miliona te rinj ikin larg vendit te tyre te lindjes dhe nuk eshte e rralle qe te humbasin edhe jeten, qofte kjo ne aksidente, ne vetevrasje apo ne nje mije menyra te tjera. Por Florenci nuk eshte thjesht nje i ri qe iku ne emigrim. Florenci nuk eshte as thjesht nje i ri qe u largua ne menyre te parakohshme nga jeta. Ai eshte nje viktime e nje shteti qe nuk ofron me asnje alternative per qytetaret e vet.

Si Florenci qindra mijera shqiptare i kane syte per nga llotaria Amerikane. Nje pjese e mire e te cileve duan te marrin shtetesine Amerikane, per te ardhur dhe jetuar serish ne Shqiperi. Pra jo sepse duan te largohen nga Shqiperia, por sepse duan nje shtet qe t’i mbroje. Duan nje shtet qe te mos i lere jetim rrugeve te botes. Duan nje shtet qe te mos i shohe si barre, apo t’i tregetoje per interesa te vogla te elites politike.

Ky shtet, fatkeqesisht, per 99 % te shqiptareve, nuk eshte shteti per te cilin gjysherit e tyre luftuan me gjithefaresoje pushtuesish, te ardhur nga Lindja ne Perendim. Ky shtet, fatkeqesisht, nuk eshte shteti per te cilin prinderit e tyre dhane vitet me te mira te jetes per te ndertuar. Ky shtet, per pjesen me te madhe te shqiptareve, eshte cdo shtet tjeter i Evropes qe do i pranonte ata si azilante, si punetore, apo edhe si skllever.

Sepse shteti per te cilin me disa breza shqiptaret kane investuar eshte grabitur nga nje tufe te pangopurish qe jetojne neper kodra perrallore. Sepse shteti yne, eshte nje placke qe kalon sa nga nje bande politike ne tjetren, pa arritur kurre te vihet ne sherbim te atyre njerezve te palodhur qe ende, sot e kesaj dite, e mbajne mbi supe me punen e tyre.

Florenci ishte femija e dy prinderve te zakonshem. Ai nuk mund te ishte kurresesi djali i ndonje ministri apo deputeti, sepse djemte e tyre nuk levizin pa dokumente ne Evrope. Femijet e tyre nuk iu fshihen policise, apo te struken neper kampe refugjatesh. Femijet e tyre jetojne ne shtepi perrallore qe paguhen me parate e shqiptareve. Femijet e tyre ne fakt iu bejne karshellek policise Evropiane duke iu permendur cmimin e syzeve apo brekeve qe kane veshur (sigurisht edhe keto te blera me parate e shqiptareve).

Florenci ishte nje nga ne, qe pasi ka humbur cdo shprese nga shteti i tij, kerkoi te ndertonte jeten diku larg familjes se tij, larg miqve te tij, larg vendit ku ishte rritur. Ai ishte i gatshem te perballej me te gjitha veshtiresite e jetes se emigrantit, perfshi edhe diskriminimin dhe trajtimin e pabarabarte qe hasin shqiptaret sot ne Evrope, jo sepse i mungonte respekti per veten, por sepse edhe ne vendin e tij ai ishte i diskriminuar dhe i izoluar nga pasurite e medha qe ka ky vend.

Dhjetra mijera te rinj, mosha e Florencit, ikin nga ky vend cdo dite per te gjetur nje jete me te mire ne dyert e Evropes. Me prinder qe shesin edhe shpirtin vetem e vetem per t’i derguar ata diku ne Evrope, me shpresen e vetme qe ata te mos kthehen me kurre ketu. Ketu, ne vendin e vet, ne shtepine e vet. Sepse prinderit shqiptare e dine mire se ne kete vend vetem 1% mund te beje nje jete per te qene. Te tjeret kane si alternative ose te ikin nga syte kembet, ose t’i dorezohen te pangopurve qe jane ne krye te shtetit, ose te ikin nje here e pergjithmone nga kjo jete…

Une nuk e di se cfare ka ndodhur me Florencin. Nuk jam as prokuror dhe as gjyqtar per ta ditur. Por nuk mund te mos them se jam i mllefosur kur shoh nje shtet qe ne te njejten dite qe i tregon dhembet botes per te drejtat e qytetareve te lindjes se mesme, nuk ve ujin ne zjarr per jeten e nje shtetasi te tij. Nje te riu qe pasi ka humbur cdo shprese per nje jete dinjitoze ne vendin e tij, humb jeten ne rrethana misterioze ne mes te Evropes.

Florenci nuk vrau njeri. Nuk shiti droge. Nuk vodhi. Nuk kercenoi njeri. Ai thjesht donte te punonte ne nje vend qe ofron pune. Florenci ishte i palodhur. Mirepo ai nuk gezoi mbrojtjen, dhe me sa duket as respektin, e shtetit tone, qe perpara se te bente detyren, u turr te fajesonte me shume viktimen se sa xhelatet e mundshem te tij.

Ashtu si Florenci miliona shqiptare qe enden neper bote nuk kane nga mbrapa nje shtet qe t’i mbroje, nje shtet qe tu garantoje te trajtohen si qytetare normal. Nje shtet qe te luftoje per t’i garantuar respektimin e te drejtave themeltare te njeriut ne cdo pike te globit qe te ndodhen.

Ky shtet qe na perfaqeson me, por zgjidhja nuk eshte as braktisja e shtepise sone, as dorezimi perballe te pangopurve dhe as vetevrasja. Zgjidhja e vetme qe na mbetet eshte te behemi bashke si shoqeri, pa partite politike, pa politikane, pa qeveritare me kollare. Te behemi bashke per te kuptuar qe vetem sebashku mund te zbythim kete klase parazitare politike qe kemi 27 vjet qe e mbajme mbi shpine, sebashku me vilat, makinat dhe tekat e tyre.

Zgjidhja nuk eshte te heqim dore nga politika dhe qeverisja e vendit tone, por te behemi edhe me aktiv per te kerkuar drejtesi, duke shfrytezuar te gjitha hapesirat ligjore aty ku jane, dhe per te hapur shtigje te reja aty ku mungojne. Te behemi bashke qe te rinjte e tjere, mosha e Florencit, te kene nje alternative ne kete vend. Te behemi bashke per ta marre mbrapsh shtetin tone, pasurine e perbashket dhe te ardhmen e ketij vendi.

Le te na nisim duke u bere bashke neser ne oren 12 tek Piramida, ne kujtim te Florencit, qe nuk ishte shume i ndryshem nga ne. Florenci, dhe cdo i ri tjeter ne moshe te tij, eshte shume i shtrenjte per te ikur pa zhurme nga kjo bote.

*Autori është aktivist dhe kryen doktoraturën pranë Universitetit të Oksfordit.

55