Ka zgjatur vetëm 101 sekonda ndeshja e MMA-së mes Florian Markut dhe sportistit serb Dragisiç. Luftëtari shqiptar u fut me një entuuziazëm të jashtëzakonshëm dhe arriti të dominojë sfidën, teksa e hodhi poshtë kundërshtarin, falë një gjuajtjeje poshtë brinjës, me këmbën e tij të majtë.

Kjo bëri që serbi Dragisiç të dorëzohej, duke mos mbajtur dot premtimin e tij se do të luftojë si burrat me Markun, në ring. Florian Marku merr kështu edhe fitoren e 6, në po kaq ndeshje në MMA, ndërsa të gjitha i ka fituar me Knock Out.

Vlen të theksohet se në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme, nga tifozëria. Aurela Gaçe këndoi himnin shqiptar, ndërsa Noizy shoqëroi Florian Markun gjatë daljes në ring.

“Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh. Edhe 2-3 ndeshje në MMA dhe pastaj do të më shikoni në UFC, ku do të tentoj të çoj sa më lart këtë flamur të bukur. Ju faleminderit”, deklaroi Florian Marku pas sfidës.

44