Fluks emigrantësh në Kapshticë, radhë të gjata në pikën kufitare jug-lindore

Afrimi i festave të fundvitit ka shtuar edhe fluksin e hyrje-daljeve të njerëzve në pikat kufitare të vendit.

Nga të dhënat e deritanishme numri i njerëzve që kanë hyrë në territorin shqiptarë është shumë më i lartë se ai i daljeve e kjo sepse emigrantët kthehen tek të afërmit dhe familjarët e tyre për të kalaur festat e fundvitit.

Por i konsiderueshëm paraqitet edhe numri i shqiptarëve dhe i të huajve të cilët kanë zgjedhur që këto festa t’i kalojnë jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë rreth 6896 shtetas shqiptarë dhe të huaj, se dhe kanë dalë nga vendi rreth 2793 shtetas.

Autoritetet doganore bëjnë me dije se nga pala shqiptare po punohet punohet me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne