FMN: Bashkimi Evropian ka “një as nën mëngë” në luftën tregtare SHBA-Kinë

Bashkimi Evropian ka “një as nën mëngë” në luftën tregtare që ka nisur mes SHBA-së dhe Kinës, me kushtin e vetëm që të qëndrojë i bashkuar, u shpreh të shtunën drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.

“Në ekuilibrin e pushtetit që po profilizohet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga njëra anë dhe Kinës nga tjetra, të cilat përfaqësojnë dy formate krejtësisht të ndryshme me të njëjtin ritëm kapitalist, Evropa mund të luajë një kartë mjaft të veçantë”, u shpreh ajo në takimet ekonomike në jug të Francës.

Ky ekuilibër i pushtetit po krijohet duke pasur si epiqendër Evropën, pa të cilën të dyja fuqitë nuk ushtrojnë mjaftueshëm ndikim ndaj njëra-tjetrës.

Evropa është strategjike si për njërin ashtu edhe për tjetrin, kryesisht në fushën e tregtisë. Lagarde përgëzoi iniciativën e ndërmarrë nga BE-ja, e cila do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Pekin më datën 16 dhe 17 korrik.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së theksoi se evropianet së bashku janë një forcë, një fuqi, pasi kur janë të bashkuar u jepet e drejta për të shprehur opinionin e tyre. BE-ja duhet të jetë zot i fatit të saj dhe njëkohësisht një burim frymëzimi për shumë shtete të tjera të botës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne