FMN: Të ardhurat për frymë njësoj si 10 vjet më parë, të fundit në Europë

Qeveritë flasin vazhdimisht për suksese ekonomike, rritje të mirëqenies e të jetesës së qytetarëve. Por a janë të vërteta ato cfarë dëgjohen nga podiumet politike? Shifrat janë kokëforta. FMN thotë se të ardhurat për frymë në Shqipëri sot janë njësoj si 10 vjet më parë. Nuk ka shënuar asnjë progres në 1 dekadë. Mbetet vendi i fundit në rajon dhe në Europë, duke marrë një vlerësim negativ. Në vitin 2016 të ardhurat për frymë ishin

4 200 dollarë. Shqipëria renditet kështu në vendin e 106 në botë nga 190 shtete që janë pjesë e raportit të FMN. Në të njëjtin vend Shqipëria renditej edhe në 10 vjet më parë me 4203 dollarë për frymë. Kjo është sa gjysma e mesatares së Europës Juglindore dhe 13 % e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Vendin e parë e mban Luksemburgu me 103 mijë dollarë për frymë, i ndjekur nga Zvicra me 79 mijë dollarë dhe Norvegjia me 70 mijë dollarë. Vendet më të varfra Nigeria, Mozambiku, Madagaskari, Burundi e Sudani me të ardhura nga 200 deri në 400 dollarë për frymë.

Studimet tregojnë se në Shqipëri varfëria është në nivelin 46 %./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne