Fondacioni Maarif i Turqisë nis aktivitetet në Maqedoni

Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) ka nisur aktivitetet në Maqedoni duke blerë shkollën private Woodrow Wilson School në qytetin e Tetovës.

Anëtari i bordit drejtues të TMV-së, Mustafa Çaltılı, tha para gazetarëve se fondacioni ka fituar statusin e personit juridik në gjashtë vende të Ballkanit.

Çaltılı u shpreh se në vitin shkollor 2018-2019 do të nisin procesin arsimor në pesë shtete të Ballkanit, ndërsa ai veçmë ka filluar në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit në vitin shkollor 2017-2018.

Ai tha se liçensa për zhvillimin e procesit arsimor është fituar me shpallje në gazetën zyrtare të Maqedonisë pas lejes së aprovuar nga këshilli i ministrave.

“Procesin arsimor do ta fillojmë së pari në qytetin e Tetovës në Maqedoni. Fondacioni po përjeton edhe një nga ditët e lumtura. Me lejen e Zotit, do të nisim një proces edukativo-arsimor në një shkollë shumë të bukur në Tetovë”, u shpreh Çaltılı.

Ai tha se me shkollën Woodrow Wilson School do të ofrohen shërbime për nxënësit në një hapësirë të mbyllur me sipërfaqe prej rreth 12.500 metra katrorë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne