Fondacioni Turk i Entit të Çështjeve Fetare (TDV) ndihmon myslimanët e Arakanit

Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare (TDV) ofron ndihmë për myslimanët e Arakanit që jetojnë në një situatë të vështirë në Bangladesh ku gjetën strehim për shkak të persekutimit që janë përballur në Arakan të Mianmarit.

TDV që nga 25 gushti e deri tani, kur ngjarjet e dhunshme arritën kulmin duke shkaktuar një valë të madhe migrimi të myslimanëve të Arakanit në Bagladesh, ka dërguar ndihma humanitare emergjente në vlerën 742 mijë euro për 521.264 myslimanë të Arakanit të cilët janë strehuar nëpër kampet në Bangladesh.

Fondacioni ka zgjatur dorën e ndihmës me ushqime, veshje, produkte të higjienës, kuzhinës dhe materiale strehimi për myslimanët e Arakanit që jetojnë në 17 zona të ndryshme në ambientet e kampeve në qytetin Cox’s Bazar të Bangladeshit.

Ndihmat e shpërndara janë të mjaftueshme për të përballuar nevojat ushqimore mujore të një familjeje. Në të njëjtën kohë fondacioni nëpërmjet qendrave të koordinimit që ka hapur në rajon, krahas aktiviteteve të ndihmave vazhdon punimet edhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në kampe.

Në kuadër të këtyre punimeve TDV ka ngritur 10 puse uji, 5 mesxhide, një qendër arsimore dhe 5 ura të cilat lidhin kodrat me njëra tjetrën ku ndodhen kampet.

Gjithashtu kodra në të cilën TDV ka ngritur çadrat në zonën e kampit dhe ku kushtet në këtë kamp janë pak më mirë se kampet në zonat e tjera, cilësohet nga refugjatët e Arakanit si “kodra turke”.

Ndërkohë që TDV nuk është mjaftuar vetëm me aktivitetet e ndihmave brenda kampeve, ajo shpërndan ndihma për strehim dhe veshje edhe për familjet e myslimanëve të Arakanit që ndodhen jashtë kampeve.

Një nga problemet më kryesore në kampe për myslimanët e Arakanit është higjiena, pasi mungojnë tualetet dhe banjat ku në këtë kuadër TDV ka ndërtuar nëpër kampe 15 tualete dhe 8 dush kabina.

Ndërkohë theksohet se TDV vazhdon ndihmat e saj në rajon për myslimanët e Arakanit që nga viti 2012 kur shpërtheu kriza e deri tani.

Deri më sot TDV ka dërguar rreth 3 milionë euro ndihma për myslimanët e Arakanit, ku edhe në muajt e Ramazanit ajo shtron iftare dhe dërgon pjesë nga mishi i kurbaneve për myslimanët e Arakanit.

Gjithashtu TDV zhvillon edhe punime në çështjen e arsimit duke siguruar bursa në Bangladesh, Pakistan dhe Malajzi për 4.134 myslimanë të Arakanit të cilët janë privuar në vendin e tyre nga të drejtat e arsimit.

TDV në bashkëpunim me Pakistan NGO World ofron mbështetje të gjerë arsimore për fëmijët e familjeve të refugjatëve të myslimanëve të Arakanit që janë vendosur në qytetin Karaçi, ku rreth 4.000 nxënës përfitojnë nga kjo mbështetje.

Mendohet se në vitet 1970 në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë myslimanë ndërkaq si pasojë e ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në më pak se 300 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, ka tejkaluar 700 mijë numri i myslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh vetëm që nga 25 gushti 2017. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me pamjet satelitore që kanë publikuar kanë provuar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e qytetarëve të Arakanit në territorin e tyre është e paefektshme në praktikë pasi që nuk është e mundur të dokumentohet gjendja e të zhvendosurve.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e quajnë “spastrim etnik” ose “gjenocid” dhunën kundër myslimanëve të Arakanit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne