Forcat Ajrore Turke asgjësuan pozicionet e PKK-së në veri të Irakut

Gjatë operacioneve ajrore që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën dje ndaj zonave Hakurk dhe Zap në veri të Irakut janë asgjësuar objektivat terroriste që përdoreshin si strehimore, pozicione të armëve dhe depo e municionit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëhet e ditur se Forcat Ajrore të Turqisë ndërmorën operacione në zonat Hakurk dhe Zap në veri të Irakut.

Si rezultat i operacioneve ajrore u shkatërruan strehimoret, pozicionet e armëve dhe depot e municionit të organizatës separatiste terroriste PKK./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne