Forcat amerikane dislokohen në kufi të Turqisë dhe Sirisë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes bëri të ditur dislokimin e forcave ushtarake amerikane në kufirin Turqi-Siri.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Jeff Davis, zëdhënësi i Pentagonit, të premten pretendoi se forcat dhe pajiset amerikane janë dislokuar në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë për të parandaluar tensionet dhe përleshjet mes turqve dhe sirianëve. Nga ana tjetër, autoritetet e larta të kurdëve të Sirisë kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve Associated Press se forcat dhe pajisjet amerikane kanë filluar patrullimin e tyre në kufijtë mes Turqisë dhe Sirisë. Dislokimi i forcave amerikane në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë është bërë pasi sulmet ajrore të Turqisë në Irak dhe Siri shkaktuan vrasjen e të paktën 20 pjesëtarëve të Njësive Mbrojtëse Popullore (JPG) dhe plagosjen e 18 personave të tjerë. Vlen të theksohet se JPG është grupi më i rëndësishëm kurd që po lufton kundër grupit terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne