“Forcat Demokratike të Sirisë”: Ne nuk mund t’a pozicionojmë veten sipas SHBA-së

Forcat Demokratike të Sirisë (DSG), në të cilat përfshihet gjithashtu edhe YPG, e ndaluan operacionin kundër ISIS-it në lindje të qytetit Dejr ez Zor për shkak të operacionit Afrin.

Duke thënë se ata e kanë ndalur operacionin e Dejr ez Zor për të mbrojtur Afrinin, komandanti i Dejr ez Zor, Mehdi Kobani tha:

‘NUK MUND TË QËNDROJMË TË HESHTUR GJERËSA SULMET NDAJ AFRINIT VAZHDOJNË’

“Ne e ndalëm operacionin kundër ISIS-it në territorin e Dejr ez Zor për shkak të sulmeve në Afrin. Ne nuk mund t’a pozicionojmë veten sipas SHBA-së. Nuk mund të veprojmë ashtu siç dëshiron SHBA. Ne nuk mund të heshtim ndërsa sulmet ndaj Afrinit vazhdojnë. Lutëtarët në rajonin Dejr ez Zor thanë se ata nuk mund të heshtin ndërsa sulmet ndaj Afrinit vazhdojnë. Luftëtarët shkuan në rajonin Afrin, duke thënë se nuk do të heshtnin derisa të mbaronte rreziku për Afrinin. Tani ata po luftojnë kundër TSK-së dhe ÖSO-së në Afrin. Shumë luftëtarë shkuan në Afrin. Në mesin e tyre ka pasur edhe luftëtarë nga Afrini. Ne nuk mund të japim numrin e atyre që shkojnë në Afrin për arsye sigurie.

‘SHBA-JA ËSHTË E SHQETËSUAR’

Duke vënë në dukje se SHBA-ja është e shqetësuar se ata e kanë ndaluar operacionin e Dejr ez Zor, Kobani vazhdoi kështu:

“SHBA-ja është shumë e vetëdijshme se sa efektivë jemi në luftën kundër ISIS-it dhe është e shqetësuar se ISIS-i do të forcohet përsëri nëse ne e ndalojmë operacionin tonë.”

Qyteti Dejr ez Zor, që gjendet nëbrigjet e lumit Eufrat, gjendet n duart e ISIS-it që nga viti 2014.

Qyteti u pastrua nga ISİS nga ushtria siriane vitin e kaluar. Ndërsa, forcat e DSG-së luftonin kundër ISIS-it në fshatrat lindore të qytetit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne