Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan se duke filluar nga data 12 mars 2018 është marrë nën rrethim qendra e qytetit Afrin në Siri.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë thuhet se “Duke filluar nga data 12 mars 2018 qendra e qytetit Afrin është marrë nën rrethim si rezultat i operacioneve të ndërmarra në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’”.

Ndërkohë që Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë nën rrethim qendrën e qytetit Afrin, ata në jug të qytetit siguruan një korridor për civilët, të cilët dëshirojnë të largohen nga qyteti.

Këto forca spastruan nga terroristët edhe fshatrat Magaracik dhe Dermeskanli.

Së bashku me fshatrat Magaracik dhe Demeskanli numri i përgjithshëm i fshatrave të spastruara arriti në 177, ndërsa numri i pikave kritike në 37. Gjithsej janë marrë nën kontroll 214 zona kritike.

Ndërkaq në komunikatën e Forcave të Armatosura të Turqisë në mes tjerash thuhet se “Operacioni ‘Dega e Ullirit’, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, po vazhdon ende”, ndërsa bëhet e ditur se numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të këtij operacioni arriti në 3393./ trt

38