Forcat izraelite kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj palestinezëve që protestuan në Bregun Perëndimor të pushtuar kundër vendbanimeve ilegale hebreje dhe Murit të Ndarjes, duke plagosur një punonjës shëndetësor dhe arrestuar tre palestinezë.

Palestinezët u tubuan për të protestuar pas namazit të xhumasë në fshatin Ras Karkar në afërsi të Ramallahut dhe në fshatin Kafr Qaddum pranë qytetit të Nablusit.

Përballë intervenimit me gaz lotsjellës dhe plumba gome, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë.

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se shoferi i një ambulance është plagosur nga copat e qelqit të automjetit pasi është sulmuar me plumba gome nga forcat izraelite në Ras Karkar.

Burimet lokale njoftuan po ashtu se tre të rinj palestinezë janë arrestuar gjatë protestave në Ras Karkar.

Izraeli filloi ndërtimin e Murit të Turpit mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit me arsyetime “sigurie” pas Intifadës së Dytë që filloi në vitin 2000. Afër tre milionë palestinezë e kanë të pamundur të kalojnë në Kudsin Lindor të okupuar për shkak të murit.

Çdo të premte, palestinezët protestojnë kundër Murit të Turpit dhe vendbanimeve kolone hebreje, ndërsa ushtarët palestinezë intervenojnë me plumba të vërtetë dhe gome, gaz lotsjellës dhe topa uji.

Burimi: AA

8