Forcat izraelite ndërhyjnë në protestën në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj palestinezëve që protestuan në Bregun Perëndimor të pushtuar kundër vendbanimeve ilegale hebreje dhe Murit të Ndarjes, duke plagosur një person me plumb gome.

Palestinezët u tubuan për të protestuar pas namazit të xhumasë në afërsi të Ramallhut dhe në fshatin Kafr Qaddum pranë qytetit të Nablusit.

Përballë intervenimit me gaz lotsjellës dhe plumba gome, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë.

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se një i ri palestinez është plagosur në këmbë me plumb gome nga forcat izraelite në afërsi të Ramallahut, ndërsa shumë protestues të tjerë janë dëmtuar nga gazi lotsjellës.

Izraeli kishte filluar ndërtimin e Murit të Turpit mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit me arsyetime “sigurie” pas Intifadës së Dytë që filloi në vitin 2000. Afër tre milionë palestinezë e kanë të pamundur të kalojnë në Kudsin Lindor të okupuar për shkak të murit.

Çdo të premte, palestinezët protestojnë kundër Murit të Turpit dhe vendbanimeve kolone hebreje, ndërsa ushtarët palestinezë intervenojnë me plumba të vërtetë dhe gome, gaz lotsjellës dhe topa uji.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne