Forcat izraelite plagosën një grua me aftësi të kufizuara dhe arrestuan 11 palestinezë

Një grua palestineze me aftësi të kufizuara mendore u plagos pas hapjes zjarr nga policia izraelite në Jerusalemin Lindor.

Siç thuhet në një deklaratë të policisë izraelite, gruaja palestineze që po ecte në shinat hekurudhore në pjesën veriore Shuafat është “neutralizuar” nga të shtënat në këmbë.

Në deklaratë pretendohet se palestinezja është qëlluar pasi nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë për të ndaluar dhe se ajo mund të kishte qëllim të kryente sulm.

Sipas lajmeve të medias palestineze, gruaja është identifikuar si 28-vjeçarja Duha Ebu Hudayr, e cila është me aftësi të kufizuara mendore.

Ndërkaq 11 palestinezë janë arrestuar gjatë operacionit të mbrëmshëm të cilin forcat izraelite e kryen në rajonin e pushtuar të Bregut Perëndimor.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, momentalisht në burgjet izraelite gjenden afër 6.500 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe 300 të mitur. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne