Forcat izraelite plagosën të paktën tetë palestinezë në Nablus

Të paktën tetë palestinezë të plagosur është epilogu i ndërhyrjes së forcave të sigurisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Aktivistët palestinezë ishin mbledhur për të protestuar kundër hyrjes së kolonëve hebrenj në vendin për të cilin besojnë se është varri i Jozefit, që njëherësh është njëri nga lokacionet e shenjta hebraike në Nablus.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se forcat izraelite kanë ndërhyrë me municion gome dhe me një sasi të madhe të gazit lotsjellës.

Të plagosur kanë mbetur tetë demonstrues, dy nga të cilët janë dërguar në spital. Në mesin e të lënduarve është edhe një punonjës shëndetësor.

Dëshmitarë okularë, rrëfejnë se forcat izraelite hapën zjarr mbi një autoambulancë e cila po trajtonte të lënduarit, duke thyer xhamat e automjetit, ndërsa njëri nga mjekët pësoi dëmtime në njërën këmbë dhe në pjesën e syve.

Arkeologë të shumtë pohojnë se varri i Jozefit është vetëm disa shekuj i vjetër, duke hedhur poshtë pretendimet hebraike si të pavërteta. Palestinezët besojnë se varri i takon muslimanit Yusuf ed-Duveykat.

Buimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne