Forcat turke neutralizojnë një nga terroristët më të kërkuar të PKK-së

 Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në operacionet e fundit anti-terroriste ka neutralizuar pjesëtarin e PKK-së, Musa Çetiner, i cili ka përdorur edhe emrin e koduar “Çetin Kombat” dhe ishte gjithashtu në “listën e kuqe” të terroristëve më të kërkuar në Turqi.

Terroristi i ashtuquajtur “udhëheqës i PKK-së në Dersim”, për të cilin Ministria e Brendshme turke kishte ofruar shpërblim me para në vlerë katër milionë lira (rreth 520 mijë euro).

Më tej sqarohet se Çetiner u neutralizua në operacionin e xhandarmërisë turke të ndërmarrë më 30 korrik të këtij viti në fshatin Akdik në provincën Tunceli.

Identiteti i Çetinerit të neutralizuar u konfirmua edhe me testin e ADN-së.

Çetiner ishte në krye të listës së terroristëve të kërkuar në Turqi si një i dyshuar për dhjetëra krime të rënda, duke përfshirë anëtarësim në organizatë terroriste, vrasje dhe rrezikim të sovranitetit të Turqisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne