Ford: Nuk mendoj se tërheqja e SHBA-së nga Siria është një tradhëti ndaj kurdëve

Ish ambasadori amerikan në Damask, Robert Ford u shpreh se Forcat Demokratike të Sirisë luftojnë me ISIS-in vetëm për interesat e tyre, si dhe shtoi se: “Nuk mendoj se tërheqja e SHBA nga Siria është një tradhëti ndaj kurdëve sirian.”

Në telekonferencën me titull ‘A është gabim tërheqja e SHBA-së nga Siria?’, të zhvilluar nga qendra me bazë në Uashington, Woodrow Wilson Center (WWC), përveq ish ambasadorit amerikan në Damask, Ford, morën pjesë edhe Philip Gordon, ekspert i lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, Faisal Itani, ekspert i lartë në Këshillin Atlantik, Liz Sly, Shefi i Byrosë së Bejrutit i Washington Post dhe Aaron David Miller, Drejtor i Lindjes së Mesme në WWC.

‘MARRËDHËNIA E SHBA-SË ME DSG-NË ËSHTË E PËRKOHSHME DHE TAKTIKE’

Ford e përshkroi marrëdhënien e SHBA-së me DSG-në si ‘të përkohshme dhe taktike’, duke vënë në dukje se motivimi kryesor i DSG-së në luftën me ISIS-in është interesi i tyre.

Ford u shpreh se: “Unë nuk mendoj se tërheqja e SHBA-së nga Siria është një tradhëti ndaj kurdëve sirian.”

‘LIDHJA E YPG-SË ME PKK-NË ËSHTË E QARTË’

Ford vuri në dukje se marrëdhënia midis YPG-së dhe PKK-së është e qartë, duke argumentuar se marrëdhënia e SHBA-së me YPG-në në Siri është shfaqur në kontestin e luftës me ISIS-in, si dhe shtoi se: “SHBA nuk ka krijuar aleancë afatgjate me YPG-në, ajo ishte një aleancë taktike ushtarake.”

Duke u shprehur se ka shumë probleme në mes të kurdëve dhe arabëve në rajon, Ford ka deklaruar se ekzistenca e YPG-së nuk zvogëlon problemet dhe se ISIS-i ka përfituar nga kjo situatë.

Ford po ashtu u shpreh se personi i cili zhvilloi sulmin me bomba në rajonin Munbiç, ishte banor i rajonit.

‘BASHKËPUNIMI I SHBA-SË ME YPG-NË NË LUFTËN KUNDËR ISIS-IT KA NDIKUAR NEGATIVISHT NË MARRËDHËNIET ME TURQINË’

Ndërsa Liz Sly u shpreh se nuk është e lehtë të parashikohet drejtimi i rrjedhës aktuale, duke thënë se: “Është e qartë se YPG është një zgjerim i PKK-së. SHBA në luftën kundër ISIS-it ka punuar me YPG-në, e cila është PKK dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në marrëdhëniet turko-amerikane.” Sly u shpreh se shqetësimet e Turqisë në këtë çështje për një kohë të gjatë nuk janë marrë parasysh dhe vuri në dukje se nuk ka gjasa të ketë ndonjë lidhje në mes të sulmit në Menbiç dhe Turqisë, sepse SHBA-ja dhe Turqia janë aleat.

Ndërsa Itani theksoi se Izraeli është i kënaqur me praninë e SHBA-së në Siri, duke shtuar se në rast të ndarjes së ushtarëve amerikan, në tablon që do të shfaqet, do të ketë edhe shumë gjëra të panjohura. Itani u shpreh se prania e SHBA-së në vend është një burim shqetësimi për Ankaranë, duke shtuar se kohëve të fundit, në marrëdhëniet mes të SHBA-së dhe Turqisë, ka pasur një përmirësim të dukshëm.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne