Mick Schumacher, i biri i legjendës së F1, Michael Schumacher, 19 vjeç, është shumë pranë fitores këtë javë të titullit kampion i Europës në Formula 3, gjë që do t’i ofrojë një mundësi më shumë në të ardhmen në F1.

Të shtunën dhe të dielën në Hockenheim, në territorin gjerman, “Mick” e ndan vetëm një hap larg për të fituar titullin.

Pas nëntë fundjavave gara (tri gara në fundjavë) ai numëron 49 pikë përpara rivalit të tij, britanikut Dan Tickum. Numri i pikëve është i njëjtë si në F1, 25 pikë fituesi, 18 në vendin e dytë e tjerë.

Një titull ose një vend i dytë në F3 të jep të drejtën për një “Super License FIA”, e rëndësishme për të kandiduar në F1. “Biri i …”, Mick me shumë gjasa do ta kalojë me sukses këtë sfidë, por i duhet të tregohet i duruar, ekipet që tani kanë mbushur pothuajse të gjitha vendet për sezonin e ardhshëm.

8