Forumi Rinor Botëror në Egjipt

Forumi Rinor Botëror u mbajt në Sharm el Sheikh nga data 4 deri në 10 nëntor.  Ky forum është një platformë e ndërtuar nga premtimet e të rinjve me anë të së cilit u dërgua mesazhi i paqes, prosperitetit, harmonisë dhe përparimit në të gjithë botën. Angazhimi i të rinjve nga e gjithë bota në një konventë pasuruese, duke u lejuar atyre të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të rekomandojnë iniciativa për vendimmarrësit dhe figurat me ndikim ishte pika më e fortë e kësaj inicaitive.

Bëhet fjalë për platformë të lirë që bashkoi të rinjtë nga e gjithë bota  me vendimmarrësit dhe zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtar. Forumi ishte një shans që të rinjtë të angazhoheshin me politikë-bërësit kryesorë në rajon dhe të lidhnin rrjetin të rinjve lider duke kërkuar që të jenë pjesë e vendim-marrjeve të ndryshme nga ato që janë sot.

Në kujdesin e veçant të shkëlqesisë së tij, presidentit Abdel Fatah El-Sisi, ky forum ishte më i madhi në llojnë e tij nga shpërndarja gjeografike e të ftuarve dhe nga tematikat. Deputetë, ministra, diplomatë vendas dhe të huaj, përfaqëues të intitucioneve ndërkomëbtare dhe të Kombeve të Bashkuara ishtin të ftuar si ligjërues dhe si pjesmarrës njëkohësisht.

Ne duhet të fjalim ( We need to Talk) ishte motoja rreth së cilës u zhvilluan të gjitha ligjeratat. ‘Ne duhet të flasim për cështjet që na shqetësojnë, ne duhet të flasim për mjedisin, të rinjtë, papunësinë, teknologjinë, ngrohjen globale, qytetin, shtetin dhe rajonin tonë. Ne duhet të flasim për punët e papërfunduara, për pritshmërinë dhe kërkesat që i kemi vënë vetës, por edhe për çështjet që nuk kemi arritur të zgjidhim. Ne duhet flasim, për të kuptuar ku jemi, për të kuptuar cfarë duhet të bëjmë më shumë dhe mbi të gjitha për të kuptuar që nuk jemi vetëm”, u shpreh në fjalën hapëse presidenti egjiptian Abdel Fatah El-Sisi.

‘Egjipti është shteti i 100 milion banorëve, është vendi i lirisë së fjalës dhe  barazisë gjinore, është një nga atraksionet më të mëdha botërore por mbi të gjitha është vendi që kërkon të jëtë lider në rajon dhe të merret shembull për zhvillimet e arritura. Është vendi që lufton terrorizmin, mbron të drejtat e njerit dhe propagandon paqen”

‘Të rinjtë nuk janë e ardhmja, të rinjtë janë e tashmja e vendit tonë dhe e botës. Ne duhet t’iu japim atyre më shumë mundësi dhe t’i bëjmë pjesë të vendim-marrjeve politike që në të ardhmen të mos përpallemi me problemet që kemi sot. Për këtë asrye kur mu kërkua ndihmë në mbështjete të këtij Forumi Botëtor të Rinisë nuk hezitova. Tani jam i lumtur që vendi im është bërë pritësi dhe orgaizatori i forumit rinor më të madh botëor’.

Përgjatë një jave pjesmarrëist duke dhënë shembullin e vendit nga vinin gjatë sesioneve të ndryshme shprehën çështjet që i shqetëojnë dhe kërkesat e tyre mbi të ardhmen. Në fund të gjitha debateve dhe bisedave u vu re që kërkesat e të gjithëve të pranishmve, pa dallim kombësie, ishin për të një ardhme të sigurtë, për paqe dhe prosperitet.

Një nga sesionet e këtij forumi rinor ishte edhe modelimi i Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Të rinjtë pjesmarrës në këtë modelim hartuan dhe votuan rrezoluta  në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorzimit. Në datë 9 nëntor në fjallimin përmbullës ku u votuar këto rrezultua ishte i pranishëm presidenti Abdel Fatah El-Sisi dhe ministri francez i punëve të jashtme  Jean-Yves Le Drian. Pas votimit dhe leximit të rrezolutave preidenti El-Sisi shprehi bindjen e tij se kërkesat e të rinjve të shprehura në hartimin e këtyre rrezolutave janë të dobishme dhe të mirëpritura në luftën kundër ekstremimzit dhe terrorzimit.

Ky forumi ishte gjithashtu një shans për të eksploruar Egjiptin me kulturën, trashëgiminë dhe historinë e tij të pasur. Kultura egjiptiane ka shumë për të ofruar për vendasit dhe vizitorët që kërkojnë përvoja të pasura.

Gazetare

Jona Koprencka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne