FOTO/ Ambasada turke zbulon si funksionon zyra e propagandës së Edi Ramës

Ambasada turke në Tiranë shpërndau disa foto teksa efektivja e forcave “Shqiponja” Ina Nuku u nis për mjekim të specializuar në Turqi pas dëmtimeve në dorë që mori nga një kapsollë në protestën e banoreve të Unazës së Re para parlamentit. Për të përcjellë policen e lënduar u angazhua personalisht edhe vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Por fotot e publikuara nga ambasada e Turqisë zbuluan se si funksionon zyra e propagandës së kësaj qeverie. Në aeroportin e Rinasit u panë edhe disa punonjës të zyrës së shtypit të kryeministrit si fotografja Erjona Çami, një nga specialistët Daniel Dudushi dhe një kameraman, por për çudi asnjë gazetar profesionist. Televizionet dhe gazetat në këtë vend tashmë kanë burim kryesor ERTV-në.

Tashmë edhe për një ngjarje banale nuk lejohet asnjë gazetar, por është vetëm zyra e propagandës që paguhet nga taksat e shqiptarëve që e servir sipas variantit të saj edhe këtë moment. /LAPSI/

 46506090_2322658091095479_8395000302905851904_n46511092_2322658034428818_8781569719145594880_n Ina Nuka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne