Foto-denoncim/Spitalet e vendit në gjendje skandaloze

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduart Ndocaj, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj ka denoncuar gjendjen e mjerueshme  në të cilën ndodhen spitalet e vendit. Ai mori shembull Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa ironizon “Shëndetësinë falas” të kryeministrit Edi Rama.

“SHENDETSIA FALAS ?
Spitali i Lezhes vazhdon perdit edhe me shum te jet shembelltyr e se keqes persa i perket pamjeve horror qe afron. Ndryshe nga cfar trumbenton timonieri dhe tepsexhiu Rama , perkujdesja ndaj sherbimit ne spital e kryesisht ne ate te Pavionit te Infektivit len per te deshiruar dhe ne irritim per pacientet, aty mungon primaria e stines ngrohja si dhe ilaqet e domosdoshme per tmos folur me shum per krevatet me dyshek qerqaf dhe ambiente te nivelit te botes se trete dhe jo te denja per nje vend qe kerkon te hyj ne Bashkimin Europian.”, – shkruan Ndocaj.

Në përmbyllje të denoncimit të tij, kaubojsi Ndocaj, ka kërkuar nga qytetarët që të mos heshtin dhe neglizhojnë kushtet skandaloze në të cilat ndodhet spitali i Lezhës.

“Ftoj gjithe qytetaret e Lezhes te mos jen neglizhent perball ketij fenomeni negativ qe ka pushtuar ne kushte skandaloze spitalin kryesor per gjithe Qarkun e Lezhes.” /CityNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne