Foto-detaje/ Kush është biznesmeni që u plagos në Shkodër, pronar i restorantit të njohur tek Ura e Bunës

Biznesmeni i njohur në Shkodër, Xhevat Vataksi është plagosur mesditën e sotme me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në spital ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Sakaq, policia njofton se ka identifikuar autorin e krimit, një person me iniciale, A.L. 43 vjeç shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Darragjat.

Xhevat Vataksi 60 vjeç, është biznesmen që punon në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. Bashkë me vëllezërit ai ka në pronësi restorantin e njohur në hyrje të Shkodrës tek Ura e Bunës me emrin “Vëllezërit Vataksi”. Nuk ka ende të dhënat për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne